Një grua që është në proces ndarjeje për tradhti e rrahu partnerin në mes të një ditëlindjeje...
- ndihmeperburra
- Nov 26, 2020
- 1 min read
Një grua që është në proces ndarjeje për tradhti e rrahu partnerin në mes të një ditëlindjeje. Sipas burimeve të gazetës Si çështja u njoftua në polici nga shtetasi A. H, i cili ka një lokal. 43-vjeçari pretendon se gjatë një feste private ku ndodhej dhe miku i tij A. N, një grua erdhi e nevrikosur.
“Ajo mori kutinë e ëmbëlsirave e goditi, e qëlloi me karrige”. I dhunuari u pyet nga policia a ishte i frikësuar? A. N pohon: Jam. Ne kemi tre javë që jemi ndarë. Gruaja e ka sajuar një urdhër mbrojtjeje, bën sikur unë e kam dhunuar. Por e kundërta ndodh. Ajo më dhunon kudo që më sheh. Kërkoj urdhër mbrojtjeje lutet më tej A. N, sipas të cilit në një rast partnerja e kanosi: “Do të të shqyej.”
Çifti është me shkollë të lartë dhe janë të punësuar në institucione shtetërore. Mësohet nga burimet e gazetës Si se kur policia thërriti 41-vjeçaren F.T, ajo u prezantua me gjeneralitetet e vajzërisë dhe shtoi: “Nuk e kam rrahur burrin, s’kam burrë. Mos e ka rrahur dashnorja?”
Comments