Një marrëdhënie për të cilën duhet të luftosh, s’a vlen ta kesh. Nuk përfundon kurrë mirë.
- ndihmeperburra
- Apr 4, 2022
- 1 min read

Një marrëdhënie për të cilën duhet të luftosh, s’a vlen ta kesh Nuk përfundon kurrë mirë.
Mesazhi i përsëritur në kohën tonë ishte se duhet të bësh gjithçka që duhet për të mbajtur marrëdhënien. Qoftë edhe duke dhënë një shans tjetër.
Problemi është se s’mund ta rregullosh dot. S’mund të bëhesh më i/e bukur, më inteligjent ose më i disponueshëm emocionalisht.
Njerëzit s’janë modele, madje të rinj s’e kuptojnë jetën! Në rini bëjnë gabime dhe vonë e kuptojnë, kuptojnë të drejtën nga e gabuara, sepse kanë jetuar të mirën, të keqen, të shëmtuarën dhe të pabesueshmen.
Të gjithë kemi luftuar për dikë më parë, vetëm për t'u penduar më vonë. Luftë për ta bërë atë njeri më të mirë; duke e ndihmuar e inkurajuar. S’kemi luftuar vetëm për të, por për të ardhmen e përbashkët. E duke luftuar vetëm, të kap inati e pendohesh për kohën, energjinë dhe burimet e investuar për ta bërë atë dikë që s’mund të bëhej kurrë. Sepse shpresove.
Sigurisht që duhet të bëjmë shumë gjëra për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë, si kompromis, komunikim, investim, rritje, akomodim, etj.
Prandaj s’duhet të luftoni për të, por duhet të luftoni krah njëri-tjetrit.
Njeriu për të cilin lufton mund të mos ndryshojë kurrë. Gjej dikë që është i gatshëm të luftojë përkrah jush. Atë meriton!
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments