Një postim nga një burrë në lidhje me ish-gruan e tij po bëhet viral në rrjet e shumë po e pëlqejne
- ndihmeperburra
- Oct 30, 2019
- 1 min read
Billy Flynn Gadbois është njëkohësisht baba dhe ish-bashkëshort, i cili vendosi të bëjë diçka për ish-gruan e tij që shumë nuk do ta aprovojnë.
“Është ditëlindja e ish-gruas time sot, kështu që u ngrita herët dhe solla lule dhe kartolinë dhe një dhuratë për fëmijët që t'i jepnin asaj dhe i ndihmova ata të bënin mëngjesin për të. Dikush më pyeti pse dreqin unë akoma bëj gjëra për të. Kjo më shqetëson. Kështu që po e sqaroj atë për të gjithë.
Unë jam duke rritur dy burra të vegjël. Shembulli jap për mënyrën se si unë trajtoj nënën e tyre do të formësojë ndjeshëm mënyrën se si ata do shohin dhe trajtojnë gratë dhe do ndikojë në perceptimin e tyre të marrëdhënieve. Unë mendoj që në rastin tim duhet edhe më shumë, sepse jemi të divorcuar. Pra, nëse nuk po modeloni sjellje të mira marrëdhënieje për fëmijët tuaj, mblidhni veten dhe bëjeni. Ngrihuni sipër paragjykimeve dhe bëhuni shembull. Kjo është më e madhe se ju.
Rrisni djem dhe burra të mirë. Rrisni vajza dhe gra të forta. Ju lutem. Bota ka nevojë për ta, tani më shumë se kurrë ". - Mary Wright
Comments