Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare
- ndihmeperburra
- May 20
- 1 min read

Më 19 maj 2025, në burgun e Fushë-Krujës, një i paraburgosur i dha fund jetës
Shtëpia iu shkatërrua nga IKMT. Në kushtet e dëshpërimit dhe revoltës ekstreme, ai i qëlloi me armë
Nga ai moment, nis kalvari i një trajtimi që më shumë ngjan me ndëshkim institucional se me drejtësi: arrest, paraburgim dhe harresë e plotë ndaj gjendjes së tij mendore e emocionale
Përgjegjësia nuk është vetëm te vetëvrasja — ajo është zinxhirore:
Te vendimi për prishjen e banesës, shpesh pa transparencë, pa alternativa dhe pa ndjeshmëri sociale
Te policia që e arrestoi, por nuk raportoi gjendjen e rënduar të qytetarit
Te prokuroria që kërkoi masën e arrestit si zgjidhje standard
Te gjykata që e firmosi si rutinë
Te drejtoria e burgjeve dhe stafi që nuk monitoroi gjendjen e tij psikologjike pas një traume të thellë
Shteti shqiptar ka një problem të madh: ka më shumë mekanizma për të rrënuar qytetarin, sesa për ta mbrojtur atë
Ka më shumë fadroma sesa punonjës socialë. Më shumë pranga sesa psikiatër. Më shumë zyrtarë që firmosin, sesa njerëz që dëgjojnë
Kjo vetëvrasje është një akt-akuze, kambanë alarmi për një sistem drejtësie që nuk parandalon tragjeditë, por shpesh i ushqen ato me indifference
Shteti që nuk arrin të mbrojë jetën, është abuzim i heshtur me pushtetin
Comments