top of page

Nuk mbytesh duke rënë në ujë, por duke qëndruar i zhytur në të – Paulo Coelho

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 23, 2021
  • 1 min read

Nuk mbytesh duke rënë në ujë, por duke qëndruar i zhytur në të – Paulo Coelho

Shpesh e lejojmë veten të zhytemi në mjerim ndërsa mund të tërhiqemi nga mjerimi. Edhe pse të gjithë përballemi me ditë të këqija dhe situata sfiduese, gjithmonë mund të zgjedhim se si t'i trajtojmë këto vështirësi. Mund të akuzojmë të tjerët, të bëjmë viktimën, apo edhe të lejojmë që situata të vogla të shkatërrojnë një ditë të tërë. Por ama mund të bëjmë të kundërtën, duke marrë përgjegjësi, duke pranuar që mund të ndodhë dhe duke përqafuar jetën ashtu siç vjen. Prandaj, kur të gjendesh në një situatë të vështirë, ndalo. Rendit të gjitha mundësitë që ke se si ta trajtosh atë situatë sfiduese. Strukturimi i mundësive të ndryshme për të zgjidhur një situateë dhe qasja sistematike çon në më shumë lehtësim se gjithçka tjetër. Mund të mbytesh në keqardhje apo të bësh viktimën. Ama mund të marrësh masa dhe të bësh një ndryshim, sado të vogël. Mund të flasësh me një mik, ose të kërkosh ndihmë, apo këshilla profesionale. Nganjëherë disa momente të qeta, një shëtitje e gjatë, ose një filxhan kafe e mirë është çka të duhet për të gjetur rrugën për t'u kthyer në realitet dhe për të njohur e shijuar gjithë bukurinë e jetës. Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page