top of page

Nuk prish konflikti marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes. Ja si funksionon konflikti:

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 12, 2021
  • 2 min read

Nuk prish konflikti marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes

Ja si funksionon konflikti: Partnerët ose mbrohen, ose shmangen nga njëri-tjetri.

Mbrojtja: Njëri partner paraqet një çështje. Partneri tjetër mendon se s’është problem dhe kritikon Partnerin pse e shfaqi. Pra, përshkallëzon çështjen duke thënë gjëra të dëmshme. Partneri tjetër hakmerret me gjëra më të dëmshme. Konflikti përshkallëzohet jashtë kontrollit.

Gjatë konfliktit, të dy partnerët ndihen të keqkuptuar. Në fund, të dy ndihen të frustruar, sepse janë të ndarë dhe çështja mbetet e pazgjidhur.

Shmangia: Njëri partner paraqet një çështje. Partneri tjetër mendon se s’është problem dhe e injoron. Partneri i parë nxehet si një mënyrë për ta bërë Partnerin tjetër t'i kushtojë vëmendje problemit, por ky ende vepron sikur çdo gjë është në rregull. Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, Partneri i parë bëhet më i keq dhe thotë gjëra të dëmshme. Partneri tjetër mbyllet edhe më shumë në vetvete. E kështu vazhdon.

Imagjinoni se çfarë ndodh nëse Partneri tjetër përgjigjej duke u kthyer nga partneri:

Kthimi nga tjetri: Njëri partner paraqet një çështje. Partneri tjetër dëgjon dhe tenton të kuptojë. Mund të mos jetë dakord me gjithçka që thotë Partneri i parë, por tenton të gjejë ndonjë bazë për kompromis. Si rezultat, Partneri i parë ndihet i dëgjuar dhe i respektuar (pavarësisht se nuk pajtohet gjithmonë me të). Kështu çifti shmang të qenit lëndues. Të dy partnerët luftojnë me respekt dhe ndajnë ndjenjat e tyre hapur, duke mundësuar kompromis që u shërben atyre. Marrëdhënia e tyre përmirësohet si rezultat i konfliktit.

Kur Partneri tjetër u soll përgjegjshëm, ai de-përshkallëzoi konfliktin dhe çoi në zgjidhje të favorshme për të dy partnerët.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page