Nuk prish konflikti marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes Nëse gjithçka duhet të bëjmë është t
- ndihmeperburra
- Jul 26, 2021
- 1 min read

Nuk prish konflikti marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes
Nëse gjithçka duhet të bëjmë është t'i përgjigjemi thirrjeve të partnerit/partneres për vëmendje dhe kujdes, atëherë pse përpiqemi kaq dobët?
Përgatituni dhe prisni konflikt
Shpesh jemi jo reagues jo sepse s’na intereson, por sepse jemi të kapur në botët tona private. Sipas Dr. Gottman, ne shpesh largohemi nga "marrëzia, jo nga ligësia".
Dr. Gottman argumenton se partnerët janë të gatshëm dhe të aftë të dëgjojnë me zemër të hapur rreth 30% të kohës. Kjo do të thotë se, që të dy partnerët në çift të jenë në dispozicion emocionalisht në të njëjtën kohë ndaj njëri-tjetrit, ndodh vetëm 9% të kohës, duke lënë 91% të marrëdhënies tuaj të ekspozuar për keqkuptime dhe konflikt.
Në vend që të presim që komunikimi të jetë i lehtë, ne duhet të përgatitemi të presim që moskomunikimi dhe konflikti të ndodhin me një farë rregullsie e shpeshtësie. Duke mbajtur këtë parasysh në mendje, ne kemi nevojë për një mënyrë për të trajtuar këto çështje kur lëndojmë partnerin ose ai/ajo na lëndon, në një mënyrë të butë, të kujdesshme dhe suportive.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments