Nuk është “çfarë” për të cilën konfliktoheni, por “si”. Çiftet që kanë ndërveprime më pozitive...
- ndihmeperburra
- Aug 23, 2021
- 1 min read

Nuk është “çfarë” për të cilën konfliktoheni, por “si”
Çiftet që kanë ndërveprime më pozitive (humor e dashuri) gjatë konfliktit kanë një marrëdhënie më të shëndetshme.
Çiftet e lumtura konfliktohen për të njëjtat gjëra si çiftet e palumtur (paratë, puna, seksi, etj.). Problemi nuk është për atë që konfliktoheni është mënyra se sei konfliktoheni.
Çiftet divorcohen shpejt kur kritika, mbrojtja, përçmimi dhe fyerja bëhen mënyrat e zakonshme të komunikimit.
Ndërsa armiqësia, kritika dhe kërkesat janë në fakt thirrje për lidhje emocionale, fatkeqësisht, aplikimi i tyre shkëput çiftet, në vend që t'i lidhë ata.
Studimi i 168 çifteve zbuloi se nuk është negativiteti që minon një marrëdhënie. Edhe çiftet e lumtur janë negativë, por ndryshimi është më shumë dashuri dhe mbështetje emocionale mes tyre.
Prandaj duhet të mësoni se si të shpreheni pa sulmuar partnerin dhe si të dëgjoni pa u mbrojtur. Partneri/ja do t’ju imitojë dhe gjasat janë të përdorni konfliktin si katalizator për forcimin e lidhjes.
Mijëra studime mbi teorinë e lidhjes theksojnë se një parner/e i përgjegjshëm dhe pranues është themeli i një marrëdhënieje të sigurt.
Comentários