Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90.
- ndihmeperburra
- Jul 10, 2019
- 1 min read
N
umri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90. Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.
Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij proçesi.
Juristët, psikologët, përmbaruesit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore ngrenë me shqetësim faktin se nënat ndeshen me së shumti me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit hasin pengesa në takimet me fëmijët.
Në çështjet përmbarimore të takimeve me fëmijë, baballarët janë më së shumti pala e prekur krahasuar me atë të pensionit ushqimor, ku ata në shumicë janë debitorë. Praktikat e takimeve me fëmijë janë dyfishuar krahasur me 5 vite më parë. Të mbrosh interesin më të lartë të fëmijës për përmbaruesin është gjëja më e vështirë. Në Shqipëri ekspertë të çështjeve ligjore dhe sociale vërejnë se familja shqiptare prej gati dy dekadash është në krizë - marrë me shkurtime nga VOA #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach
Comments