Në 2014 Kongresi i ShBA miratoi legjislacionin që adresoi posaçërish çështjen e kohës së prindërimit
- ndihmeperburra
- Jan 7, 2021
- 1 min read
Në 2014 Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi legjislacionin që adresonte posaçërisht çështjen e kohës së prindërimit. 'Kongresi gjen si më poshtë:
(1) ndarja e prindërve nuk i jep fund përgjegjësive financiare ose përgjegjësive të tjera të prindit ndaj fëmijës, dhe
(2) rritja e aksesit dhe takimeve të secilit prind me fëmijën jo vetëm që përmirësojnë marrëdhëniet prindër-fëmijë dhe rezultatet për fëmijët, por gjithashtu është demonstruar që rezultojnë në përmirësimin e mbështetjes së fëmijëve, gjë që krijon një fitore të dyfishtë për fëmijët - një prind më i angazhuar dhe siguri financiare e përmirësuar.'
Akti gjithashtu shpreh ndjeshmërinë e Kongresit që:
(1) arritja e marrëveshjeve për kohën e prindërimit kur merren vendime për mbështetjen e fëmijëve është një qëllim i rëndësishëm që duhet të shoqërohet me masa të forta mbrojtëse të dhunës në familje dhe
(2) institucionet duhet të përdorin burimet ekzistuese të financimit për të mbështetur arritjen e marrëveshjeve për kohën e prindërimit.’
Comments