top of page

Në kampin e vdekjes i vunë numrin 119104, por gjëja që u përpoqën ti vrisnin u bë ajo që shpëtoi miliona njerëz

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 16
  • 2 min read

ree

Viktor Frankl ishte 37 vjeç, psikiatër i respektuar në Vjenë, duke shkruar një libër dhe i martuar me Tilly-n

Në 1942 nazistët e plasën në Auschwitz, pastaj Dachau

Rrobat ia morën. Flokët iu rruan. Emrin ia fshinë. Librin ia grisën

Mund t’i marrësh gjithçka ka njeriut, por jo atë që di

Viktor Frankl dinte diçka për mendjen njerëzore që do e mbante gjallë - dhe do sillte revolucion në psikologji

Në kamp ai vuri re se njerëzit vdisnin jo veç nga uria e sëmundjet, por dhe nga dorëzimi

Nëse humbje arsyen për të mbijetuar, trupi dorëzohej

Ata pak që mbaheshin fort pas diçkaje - një fëmijë për të gjetur, një premtim për të mbajtur - ata duruan vuajtje të paimagjinueshme

Frankl filloi t'u afrohej atyre në prag dëshpërimi e u pëshpëriste:

"Kush po të pret?"

"Ç’do t'i thoje birit tënd?"

Ai u ofroi arsye për të pritur të nesërmen

Vetë Frankl mbijetoi duke rindërtuar mendërisht librin e tij, tashmë me prove

Ai e quajti Logoterapi

Thelbi ishte revolucionar: Njeriu mund të mbijetojë thuajse çdo gjë nëse ka arsye pse (huazoi Niçen duke e provuar në ferr)

Libri u botua në 1946 dhe ngadalë, në heshtje, filloi të përhapet

Terapistët e lexuan dhe qanë, të burgosurit gjetën shpresë, hallexhinjtë zbuluan se vuajtjet e tyre mund të kishin qëllim

Ndikimi ishte sizmik

Biblioteka e Kongresit e quajti 1 nga 10 librat më me ndikim në Amerikë

"Gjithçka mund t'i merret njeriut, përveç zgjedhjes së qëndrimit në çdo rrethanë të caktuar"

Nazistët i dhanë një numër

Ai shndërroi vuajtjen në burim shërimi

Historia i dha pavdekësi

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page