Nëse ju pëlqen të kaloni kohë vetëm, mund të jeni goxha inteligjent
- ndihmeperburra
- Nov 5, 2023
- 1 min read

Studimi i Universitetit të Menaxhimit të Singaporit në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike të Londrës lidh personalitetin introvert me inteligjencën
Nëse e gjeni veten më rehat në shoqërinë tuaj sesa në shoqërinë e të tjerëve, mund të jetë shenjë inteligjence. Njerëzit inteligjentë preferojnë "kohë me veten" sesa aktivitete shoqërore dhe ndjehen mirë ashtu
Studimi zbuloi se shumica e njerëzve janë më të lumtur kur shoqërohen rregullisht me miqtë, por ata me IQ të lartë nuk kishin nevojë për tu shoqëruar me të tjerët, për t’u ndjerë mirë
Studiuesit teorizojnë se për shkak se njerëzimi ka qënë gjuetar që jetonte në kope për mbijetesë, ne ndihemi të pakënaqur kur izolohemi, pasi kjo shkon kundër natyrës tonë. Por njerëzit më inteligjentë shpesh nuk ndjekin rregullat dhe si rezultat janë më të adaptueshëm ndaj çdo mjedisi të ri ku gjenden
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Commentaires