top of page

Nëse mendoni që fëmijët tuaj po hanë ushqim të keq, studimi i ri zbulon se keni të drejtë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 8, 2021
  • 2 min read


Nëse mendoni që fëmijët tuaj po hanë ushqim të keq, studimi i botuar në revistën mjekësore JAMA zbulon se keni të drejtë

Studiuesit zbuluan se 67% e kalorive të konsumuara nga fëmijët dhe adoleshentët në SHBA vijnë nga ushqimet ultra të përpunuara, të tilla si: pica e ngrirë, ushqime mikrovale, patate të skuqura, sanduiçe, molto, etj.

Ndërkohë, konsumi i ushqimeve të freskëta, të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht u ul nga 28.8% në 23.5% në 20 vitet e fundit.

Kjo është veçanërisht shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët sepse ata janë në një fazë kritike të jetës kur formojnë zakone dietike që mund të vazhdojnë në moshën e rritur dhe kjo dietë ushqimesh ultra të përpunuara mund të kontribuojë në rezultate negative shëndetësore në planin afatgjatë.

Një arsye për rritjen e konsumit mund të jetë komoditeti i ushqimeve ultra të përpunuara. Ato janë të gatshme, të ambalazhuara, nuk prishen shpejt dhe me shije më të shijshme. Kështu që fëmijët i pëlqejnë ato ushqime që e bëjnë të vështirë t'u rezistosh.

Studimi zbuloi se as nivelet e arsimimit të prindërve, as të ardhurat e familjes nuk ndikojnë në konsumin e ushqimeve ultra të përpunuara, pra këto lloj ushqimesh janë të zakonshme në të gjitha familjet.

Dieta ushqimore është një shqetësim në rritje për shëndetin publik, pasi norma e obezitetit është rritur në mënyrë të vazhdueshme tek të rinjtë gjatë 20 viteve të fundit.

Sipas studimit të vitit 2019 të Institutit Kombëtar të Shëndetit, një dietë e mbushur me ushqime ultra të përpunuara inkurajon njerëzit të hanë shumë dhe të shtojnë peshë, në krahasim me dieta që përbëhen nga ushqime të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara (të freskëta).

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page