Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë!
- ndihmeperburra
- May 12, 2020
- 1 min read
Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë! Jeta ka të bëjë me bërjen e ndikimit dhe rezultatit, jo me bërjen e lekëve.
Sipas doktor Bernard Jenson "Të gjitha sëmundjet vijnë nga ushqyerja e gabuar, ose të menduarit e gabuar, ose kombinimi i të dyjave".
Mentaliteti mund të përcaktohet si: një qëndrim fiks mendor ose disponim që paracakton përgjigjet e një personi ndaj situatave dhe interpretimet e tyre. Me fjalë të tjera, mentaliteti juaj - ipërbërë nga besimet, mendimet dhe pritshmëritë tuaja - është lentja apo objektivi përmes së cilës ju shihni dhe përjetoni botën. Kjo ju tregon se si të reagoni dhe t'u përgjigjeni situatave, si edhe si t'i interpretoni ato.
Mendësia juaj, ose si e shihni dhe e përjetoni jetën, është formuar nga ky tregim i brendshëm që i thoni vetes çdo ditë. Dhe nëse e keni vërejtur apo jo, ky është tregimi i njëjtë që me sa duket po i tregoni vetes tërë jetën tuaj. Psikologët sugjerojnë që të menduarit tonë ka një ndikim të rëndësishëm në sjelljen tonë. Si mendojmë ndikon në atë që bëjmë, vendimet që marrim dhe pasojat që vijojnë.
Comments