Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë! Jeta ka të bëjë me ...
- ndihmeperburra
- Jul 7, 2020
- 1 min read
Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë! Jeta ka të bëjë me bërjen e ndikimit dhe rezultatit, jo me bërjen e lekëve.
Mos e shikoni dështimin si pengesë, shikojeni si arritje dhe rezultat. Gjë më e keqe sesa dështimi është qasja jonë e gabuar ndaj tij. Qasja jonë ndaj dështimit do të përcaktojë se sa kohë qëndrojmë në të.
Babai i mirënjohur i automobilave modernë, Henry Ford, harroi të përfshinte marshin e kthimit mbrapa në makinën e tij tëparë! Ishte një gabim trashanik për një makinë që mezi u prit nga njerëzimi. Kur Henry Ford u pyet për të thënë diçka në lidhje me gabimin e tij, ai përfundoi duke ripërkufizuar interpretimin e gabuar të dështimit. Ai tha, "Dështimi është thjesht një mundësi për të filluar përsëri, këtë herë më me mençuri".
Shumë njerëz dështojnë vazhdimisht thjesht sepse nuk mësojnë nga dështimi i mëparshëm. Nelson Mandela dikur pat thënë "Unë nuk humbas kurrë. Unë ose fitoj, ose mësoj".
Comments