top of page

Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë! Jeta ka të bëjë me ...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 8, 2020
  • 1 min read

Pa ndryshuar të menduarin dhe mendimet tuaja, paratë nuk do t'ju ndihmojnë! Jeta ka të bëjë me bërjen e ndikimit dhe rezultatit, jo me bërjen e lekëve. Na duhet mentorim (këshillim), jo lekë. Isak Njutoni dikur tha: "Nëse kam parë më larg se të tjerët, kjo është sepse po qëndroja mbi shpatullat e gjigandëve". Pas çdo personi të suksesshëm, ka një mentor që i ndihmoi ata gjatë rrugës. Problemi ynë më i madh nuk është paraja, por këshillimi. Ne duhet të ndalojmë së kërkuari para dhe të kërkojmë drejtim, këshillim. Keni nevojë për njerëz që besojnë tek ju; njerëz që investojnë në ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Njerëzit që do të nxjerrin më të mirën dhe jo stresin nga ju në jetë. Njerëzit që do t'ju ndihmojnë të merrni vendime të mençura dhe zgjedhjet e duhura drejt destinacionit tuaj në jetë. Zig Ziglar ka thënë "Shumë njerëz kanë shkuar më larg se sa menduan se mund të arrinin, sepse dikush tjetër mendoi se ata mundeshin." Nëse vërtet doni të shkoni më tej në jetë, atëherë merrni një mentor.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page