Pakujdesi?!
- ndihmeperburra
- Aug 14, 2024
- 1 min read

Dy fëmijë të vegjël mbetën pa baba. 3 dhe 12 vjeç. I ati Egli punonte nga mëngjesi në darkë. Paradite ishte operator në OSHEE e qytetit Pogradec dhe pasdite shërbente kafe në një lokal të vogël të marrë me qira
Babai i Eglit më tha: “Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin.”
3 ditë pas ngjarjes të gjithë shprehnin keqardhje për vrasjen e tij, por për të arrestuarit apo motivet e ngjarjes ngrinin supet
Kudo lexohej frikë, burimin e të cilës duhet ta zbulojnë autoritetet, para se ta quajnë “të pakujdesshme” goditjen seri me grusht në kokën e 42 vjeçarit
Si mund t’i themi se e gjithë kjo ishte një pakujdesi?!
Comments