Pandemia më fatale te meshkujt, përbëjnë 65% të shtesës së vdekjeve në Shqipëri, sipas Eurostat
- ndihmeperburra
- Feb 25, 2021
- 1 min read
Pandemia më fatale te meshkujt, përbëjnë 65% të shtesës së vdekjeve në Shqipëri, sipas Eurostat
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, po rezulton më fatale te meshkujt, një tendencë e konstatuar në të gjithë globin. Sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, për këtë periudhë të 2020-s, vdekjet në Shqipëri u rritën me 7%, duke arritur në 17.7 mijë, që në pjesën më të madhe ka ardhur si rrjedhojë e pasojave të pandemisë. Nga kjo shtesë e vdekjeve, rreth 760 persona janë meshkuj, ose rreth 65% e totalit të teprisë së fataliteteve. Edhe të dhënat globale tregojnë se ka një vdekshmëri më të madhe nga COVID-19 tek meshkujt, me raportin e fatalitetit që luhatet midis 1·0, deri në 3·5 në disa raste. Revista shkencore “The Lancet” shkruante se të dhënat globale kanë treguar se faktorët biologjikë (përgjigjet imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Sipas “The Lancet”, burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve. Studimet kanë treguar se jo vetëm që sistemi imunitar tek burrat është më i dobët, por në disa raste të rënda të koronavirusit, ai mund të çakordohet. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments