Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë
- ndihmeperburra
- Mar 7, 2022
- 1 min read

Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një 56-vjeçare u plagos nga djali i saj. Ngjarja ndodhi në Institut në kryeqytet. Mësohet se djali, 25 vjeç, plagosi me thikë në pjesën e barkut nënën e tij.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se 56-vjeçarja, e martuar dy herë, duke ikur për te nëna e saj në institut i biri e ka ndeshur në rrugë dhe e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bezat raporton se gruaja ka vrarë burrin e saj, babanë e djalit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.
Comments