Parlamenti i Rumanisë miraton ditën e burrave si festë zyrtare.
- ndihmeperburra
- Sep 12, 2019
- 1 min read
Rumania do të festojë Ditën e Burrave duke filluar këtë vit. Dhoma e Deputetëve votoi një projekt-ligj që shpall zyrtarisht 8 Marsin si Ditën e Gruas dhe 19 Nëntorin si Ditën e Burrave në Rumani. Ligji u miratua me 204 vota për dhe 16 vota kundër.
Raporti i komisionit të barazisë gjinore brenda Dhomës së Deputetëve thotë se propozimi legjislativ "dëshironte të eleminonte diskriminimin midis burrave dhe grave dhetë ndërgjegjësonte duke balancuar jetën familjare me atë personale".
"Festimi i dy ditëve është një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet midis gjinive," thonë anëtarët e komisionit në raport.
Mbi 70 shtete në mbarë botën festojnë Ditën Ndërkombëtare të Burrave më 19 nëntor, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Angli, Australi, Kroaci, Hungari, Austri, Belgjikë, Francë, etj.
Comments