Pas divorcit, ish-gruaja do kalojë në një territor të minuar, që ajo besonte se s’ekzistonte para divorcit
- ndihmeperburra

- 17 hours ago
- 2 min read

– jo, nuk është karma
Gratë postojnë për fillimin e ri, si kanë rigjetur veten e po shijojnë jetën
Në fakt s’është kështu, ato i pret malorja
Kur gruaja të lë, s’të lë veç ty, por dhe ekosistemin ku rron, dhe pse ajo s’e koncepton
Bashkë me ty, ajo lë dhe pikën e referimit për shumë gjëra në jetën e saj
Do apo s’do, ti ke qënë qendra e universit të saj psikologjik, pa ty ajo vjen rrotull pa peshë, duke rrejt veten se mungesa e peshës është liri
Pas divorcit, në fillim është e kënaqur me vendimin e saj, bën gjërat që do, kërkon lidhje të reja, tenton gjërat dikur të pamundura, shoqet e përkrahin
Jeton ca kohë në flluckë ku ndihet heroina, e ngatërron sasinë me cilësinë
Pastaj zgjohet e vë re që meshkujt janë më keq se ish-i, por vazhdon më fort, që mos ti pohojë vetes që ia futi kot, e në subkoshiencë i krahason ata me ish-in duke mbajt qëndrimin që ish-i qe fajtori
Pastaj ezaurohet, shoqet s’e durojnë më, fëmijët kanë kërkesa, ajo është e lodhur, shfaqja mbaron, ajo panikoset dhe ekzagjeron, më shumë punë, më shumë bredhje, më shumë takime, më shumë gjumë…
Por s’pranon që gaboi, se i thërrmohet egoja, ndaj sajon te koka sikur ribashkohet se ai ndryshoi
Aty ndjen vetminë, që çoi familjen për lesh për fantazi që s’ekziston, budallikun e pakthyeshëm që bëri duke lënë një raport joperfekt por real, për një imagjinar
Dhe plas urrejtja, se është më kollaj se pendesa
Rron me kontradiktën “sa mirë bëra që u ndava” dhe “jam keq dhe gjërat janë më keq” çrregullohet gjumi, oreksi, hyp stresi e mbipesha, dhe fillon depresioni e kaskada
Është vetëm, por duhet me vazhdu performancën “grua e fortë e pavarur”



Comments