top of page

Pasi të bëni lekë, pjesën tjetër të jetës duhet të ndiqni objektiva që nuk kanë lidhje me pasurinë.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 3, 2019
  • 1 min read

Pasi të bëni mjaftueshëm lekë, për pjesën tjetër të jetës tuaj duhet të ndiqni objektiva që nuk


Duhet të jetë diçka më e rëndësishme: për shembull, histori dashurie, ëndrra të fëmijërisë, dëshira, pasione, etj.

Ndaloni së renduri pas parave, ato mund t’ju bëjnë një qenie të shtrembër.

Zoti na ka bërë në një mënyrë, që ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzione të krijuara nga fama ose paraja, të cilat nuk mund t'i marrësh me vete.

Mund të marrësh me vete vetëm kujtimet që u forcuan nga dashuria.

Kjo është pasuria e vërtetë që do t'ju ndjekë; do t'ju shoqërojë gjithkund.

Dashuria mund të udhëtojë pafund dhe kështu jeta nuk ka kufij. Shkoni në vendin ku dëshironi të shkoni. Përpiquni të arrini qëllimet që dëshironi të arrini. Gjithçka është në zemrën tuaj dhe në duart tuaja.

Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? Shtrati i spitalit.

Gjërat materiale të humbura mund të gjenden. Por një gjë nuk mund ta gjesh kurrë kur e humb: Jetën.

Shtojini thesarit tuaj dashurinë tuaj familjare, dashurinë për partnerin, dashurinë për miqtë tuaj ...

Trajtoni mirë të gjithë dhe qëndroni miqësor me të gjithë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page