top of page

Pasojat e braktisjes… E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë kuksiani! Fqinjët u alarmuan nga era

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 15, 2022
  • 1 min read

Pasojat e braktisjes… E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë kuksiani! Fqinjët u alarmuan nga kufoma e dekompozuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës ditën e djeshme. Burime për JOQ bëjnë me dije se pas dy javesh i humbur, është gjetur i pajetë në banesën e tij një 50-vjeçar.

Kanë qenë fqinjët e tij ata që kanë bërë denoncimin në polici pasi kanë ndjerë erën e kufomës së dekompozuar.

Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari ka tentuar më parë vetëvrasjen.

Të njohur të tij kanë rrëfyer për redaksinë e JOQ Albania se ai ka qenë i divorcuar prej vitesh dhe nuk ka patur kontakt me 3 fëmijët e tij (2 vajza dhe 1 djalë) pasi ish-bashkëshortja e tij jeton jashtë vendit së bashku me fëmijët.

Sipas informacioneve për JOQ, 50-vjeçari ishte i dëshpëruar për tre fëmijët e tij pasi kishte kohë pa i parë.

Dëshpërimi i madh për fëmijët e tij e bëri 50-vjeçarin të modifikonte foton e tij pas fëmijëve të tij dhe t’i postonte ato në rrjetet sociale duke krijuar idenë se i kishte pranë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page