Pasojat psikologjike të ndarjes /divorcit
- ndihmeperburra
- Apr 3, 2019
- 2 min read
Paso
jat psikologjike të ndarjes /divorcit
Në shoqërinë tonë, nga pikëpamja individuale vuajtjet psikologjike mund të jenë shumë të rëndësishme për disa, dhe për të tjerë të neglizhohen.
Ndarja e vendos individin përballë nevojës për tu përshtatur me ndryshimet e stilit të jetës. Shpesh ndarja mund të konsiderohet si një zgjidhje ndaj pakënaqësisë së jetës bashkëshortore. Pra divorci përbën një ndryshim madhor në jetën e ish-bashkëshortëve, çka shkakton në mënyrë të paevitueshme një seri pasojash psikologjike, sociale dhe financiare. Përcaktohen role të reja prindërore, ekonomike dhe ndryshojnë gjithashtu edhe rrethet sociale të mëparshëm. Shumë variabla prekin procesin e përshtatjes me jetën e re të personave të ndarë.
Studime te ndryshme kanë treguar se përshtatja me divorcin nuk ndryshon prej faktit se cili është partneri që ka ndërmarrë divorcin dhe cili e ka pësuar atë. Përkundrazi, personat që nuk kanë luajtur rol në divorc, pra për ta divorci ka qenë i papritur përshtaten më shpejt me jetën e re. Pra është më shumë aftësia për tu përshtatur se sa fakti i pjesëmarrjës ose jo në iniciativën e divorcit që lehtëson përshtatjen e personave me jetën pas ndarjes. Përshtatja me realitetin e ndarjes shkakton një dimension emocional shumë të rëndësishëm. Divorci është konsideruar si një nga etapat më stresante (pas vdekjes se bashkëshortit) me të cilën mund të përballet një individ. Ky dimension fatkeqësisht merret pak në konsideratë në modalitetet e zgjidhjes se konflikteve dhe në ndërmjetësimin familjar. Për të ndihmuar çdo bashkëshort për të pranuar divorcin dhe pasojat e tij më të mëdha, një punë personale mbi emocionet e ish-bashkëshortëve do të ishte vërtet shpëtimtare. Ky do të konsiderohej si kushti minimal që ish-partnerët të rregullojnë në respekt të njëri-tjetrit aspektet e ndryshme të ndarjes. Faftkeqësisht shpesh shihen konflikte prindërore që vazhdojnë ndër vite dhe shkatërrojnë gjithë universin e fëmijëve të tyre. Studimet kanë treguar se konfliktet që pasojnë divorcin ndikojnë ndjeshëm në jetën e tyre emocionale më tepër se sa vetë divorci.
Comments