top of page

Paul Grüninger, kufitari që ngriti traun

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • 2 days ago
  • 2 min read

Ai qe komandanti i policisë kufitare zvicerare të St. Gallen në kufi me Austrinë. Pas aneksimit të Austrisë nga Gjermania, Zvicra mbylli kufirin e saj për ata që vinin pa lejehyrjet e duhura

Ndërsa situata e hebrejve në Austri u përkeqësua dhe numri i refugjatëve që u përpoqën të hynin ilegalisht në Zvicër u rrit, Grüninger u përball me një dilemë morale monumentale: kthimin e refugjatëve, ose përballjen me pasojat e shkeljes së udhëzimeve të qarta të qeverisë së tij

Grüninger vendosi të shpërfillte udhëzimet zyrtare dhe t'i linte refugjatët e dëshpëruar të hynin në Zvicër. Për t’u legalizuar statusin, ai falsifikoi regjistrimin e tyre, sikur kishin hyrë në Zvicër para marsit 1938, kur hyrja e tyre lejohej

Grüninger paraqiti raporte të rreme mbi numrin e të ardhurve dhe pengoi përpjekjet për ti zbuluar, madje pagoi me paratë e tij për t’u blerë rroba dimërore

Gjermanët informuan autoritetet zvicerane dhe ai u përjashtua nga policia, pensioni iu hoq, u gjobit dhe u dënua për lejim të paligjshëm të hyrjes së 3600 hebrejve në Zvicër dhe falsifikim dokumentesh

I izoluar dhe i harruar, Grüninger jetoi në vështirësi, por kurrë s’u pendua për veprimin e tij. Më 1954 ai spjegoi: "Në thelb ishte çështje shpëtimi jetësh njerëzore. Si mund t'i merrja seriozisht në konsideratë urdhëresat burokratike?"

Si rezultat i protestave në media, në 1970 qeveria zvicerane i dërgoi një letër faljeje dhe në 1995 e anuloi përfundimisht dënimin e Grüninger

Më 1971 Yad Vashem e njohu Paul Grüninger si të Drejtë mes Kombeve. Në shkurt 1972 ai ndërroi jetë

 
 
 

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page