Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë
- ndihmeperburra
- Jul 3, 2022
- 1 min read

Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë
Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë nga 53% në 127% dhe të zhvillimit të depresionit nga 54% në 132%, ka treguar një raport i akademikëve nga Universiteti i Bristolit i publikuar në revistën Neuroscience.
Provat e paraqitura në Kongresin Ndërkombëtar të Kolegjit Mbretëror të Psikiatrisë janë ndarë me qeverinë në Angli, e cila aktualisht po zhvillon një plan të ri të kontrollit të duhanit, duke identifikuar ndërhyrjet më me ndikim për të reduktuar pirjen e duhanit dhe për të mbështetur njerëzit që të ndalojnë duhanin përgjithmonë.
Qëllimi është adresimi i ciklit vicioz të efekteve të dyanshme, ku simptomat e sëmundjes mendore i bëjnë individët të pinë më shumë duhan dhe të kenë më shumë gjasa të bëhen të varur, ndërkohë që pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve mendore të mëvonshme dhe përkeqëson simptomat e shëndetit mendor.
Comments