top of page

Pirja e kafesë ul rrezikun e vdekshmërisë; Studimi zbuloi se ata që pinin sasi të moderuara kafeje

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 17, 2022
  • 2 min read

Pirja e kafesë ul rrezikun e vdekshmërisë; Studimi zbuloi se ata që pinin sasi të moderuara kafeje, kishin deri 30% më pak gjasa të vdisnin

Studimi i botuar në The Annals of Internal Medicine lidh filxhanin e kafes në mëngjes me rrezik më të ulët të vdekjes. Ata që pinin 1.5 deri në 3.5 filxhanë kafe me sheqer në ditë, kishin deri 30% më pak gjasa të vdisnin gjatë periudhës së studimit sesa ata që nuk pinin kafe. Ata që pinin kafe pa sheqer kishin 16 deri 21 për qind më pak gjasa.

Studiuesit analizuan të dhënat e konsumit të kafesë të mbledhura nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një bazë e madhe e të dhënave mjekësore me informacione shëndetësore nga njerëzit në të gjithë Britaninë. Ata analizuan informacionin demografik, stilin e jetesës dhe ushqimit të mbledhur nga më shumë se 170,000 njerëz të moshës 37 - 73 vjeç gjatë një periudhe prej 7 vjetësh.

“Është e madhe. Ka shumë pak gjëra që ulin vdekshmërinë tuaj me 30 për qind”, tha Dr. Christina Wee, profesoreshë e asociuar e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe zëvendësredaktore e revistës shkencore ku u publikua studimi.

Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumimin e kafesë me rrezik më të ulët të Parkinsonit, sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, etj. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se çfarë e bën kafenë kaq të dobishme, por përgjigja mund të qëndrojë në vetitë e saj antioksiduese, të cilat mund të parandalojnë ose vonojnë dëmtimin e qelizave, pasi kokrrat e kafesë përmbajnë sasi të larta të antioksidantëve.

Studimi tregoi se përfitimet e kafesë u zvogëluan për njerëzit që pinin më shumë se 4.5 filxhanë kafe çdo ditë. Studimet e kaluara kanë treguar se konsumimi i “sasive ekstreme” – mbi 7 filxhanë në ditë – mund të dëmtojë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page