top of page

Po e vret raportin duke dashur ta shpëtosh atë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 23, 2019
  • 2 min read

Po e vret ra

portin duke dashur ta shpëtosh atë

Shumica e marrëdhënieve nuk vuajnë dhe prishen nga mungesa e përpjekjeve; ato vuajnë dhe shkatërrohen nga përpjekjet e gabuara, apo nga qëllimet e mira që sjellin rezultate të këqija.

Shumica e marrëdhënieve përfundojnë sepse partnerët e perceptojnë distancën midis tyre si të pakapërcyeshme. Për ironi, ajo që bëjmë si gjëja e duhur për të shpëtuar marrëdhënien nga shkatërrimi, në fakt kontribuon në mbarimin e raportit.

Prandaj, Ndalo menjëherë e përgjithmonë menaxhimin e emocioneve të partnerit tënd. Kur partneri yt është i lumtur, i vëmendshëm dhe i dashur, ju përkundni dashurinë. Kur partneri juaj është i nxehur, i hutuar dhe i largët, instikti juaj i parë është që ti të ndërhysh, jo me "Çfarë është e gabuar", por me sjelljet që mendon se do ta mbushin me gëzim partnerin tënd dhe do ta bëjnë qenien tënde rreth tij/saj më të lehtë për ty. Duke bërë këtë, kujton se po stabilizon situatën dhe e ktheni atë në ekuilibër. Por je duke pasur efekt të kundërt. Duke u përpjekur për të ndryshuar mënyrën se si ndihet partneri yt, ti mohon ndjenjat reale që partneri yt po përjeton, dhe duke bërë kështu, i zhvlerëson ato. Zhvlerësimi është një nga mëkatet më të këqija të marrëdhënieve, sepse e bën partnerin të ndjehet i parëndësishëm, ose i çmendur për të pasur këto ndjenja. Prandaj merr frymë thellë dhe kupto se emocionet e partnerit tënd nuk janë faji yt, rrjedhimisht nuk janë problem yt për tu zgjidhur. Duke lejuar hapësirë për emocionet e pakëndshme të partnerit tënd, ti mundëson rrjedhën e tyre të shëndetshme në vend që të kërkosh që ato të mbushen, gjë që vetëm të çon në një shpërthim eventual. Një paqe e blerë me vetë-sakrificë nuk është aspak paqe. Është vdekja e ngadaltë e shpirtit duke u maskuar si qetësi - Thomas G. Fiffer

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page