top of page

Po ikim për l… në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga vendi më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç në 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 18
  • 1 min read

ree

Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31 vjeç

Të dhënat zyrtare tregojnë se asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja e moshës mediane të popullsisë është rritur 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE është 3.4 vjet

Italia është vendi me popullsinë më të plakur në Europë me moshën mediane të popullsisë 48.7 vjeç, e ndjekur nga Bullgaria, Portugalia, Greqia, Spanja

Kosova, Armenia, Turqia, Azerbaxhani, Islanda, Gjeorgjia janë vendet me popullsinë më të re në moshë, me rreth 33-34 vjeç

Rënia drastike e fertilitetit nën 1.5 lindje për grua dhe emigracioni lartë i të rinjve ka ndikuar në plakjen e shpejtë të popullsisë në vendin tonë

Shqipëria po kalon një shok demografik që nuk gjen precedent në kontinentin Europian. Ritmi shqiptar i plakjes është gati katërfish në krahasim me mesataren e BE

Σχόλια


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page