top of page

Po rriten vdekjet nga zemra dhe tensioni tek burrat e rinj në moshë në Shqipëri.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 2, 2020
  • 1 min read

Po rriten vdekjet nga zemra dhe tensioni tek burrat e rinj në moshë në Shqipëri.

Puna e rendë, dieta e pakontrolluar, ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe duhanit por dhe jeta sedentare po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga zemraose tensioni 53% e totalit të vdekjeve natyrale dhe janë rritur me 0.9% vdekjet nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut në raport me një vit më parë.

Rritja ka ardhur tërësisht nga meshkujt, humbjet e jetëve të së cilëve janë rritur me 3.2%. Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo sëmundje, me 51.5%.

Në vitin 2019 është konstatuar një rritje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)

Barra totale e sëmundjes për meshkujt dhe femrat shqiptare është më e larta në rajonin e Europës Juglindore, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page