Po të shohësh videot e fundit të shumë meshkujve që kanë kryer vetëvrasje, do vesh re që
- ndihmeperburra
- Nov 19, 2023
- 1 min read

Po të shohësh videot e fundit të shumë meshkujve që kanë kryer vetëvrasje, do vesh re që buzëqeshin, qeshin, lozin me fëmijët apo partneren, duken sikur janë Ok
Shumë prej nesh kanë shokë e miq që janë përherë Ok, që s’kanë halle apo nevoja, që janë “të fortë”, që “ia dalin”
Jo rrallë këta që janë më të fortët, që s’e kanë problem, që ia dalin, ata janë në dhimbje e vuajtje kaq të forta, por korraca e fortë që mbajnë nuk na le t’ua dallojmë
Pikërisht kur janë në këtë fazë të vuajtjes së tyre, ata bëhen aktorët më të mirë sa nuk u dallohet hiç roli
Kërko sa të duash për shenja në këtë fazë, nuk ke për të gjetur
Ndaj herë pas here kujtohu për shokët e miqtë e tu, kujdesu herë pas here për ta
Sado të “jenë Ok”, edhe në qofshin, kanë dhe ata nevojë
Meshkujt mirë, tërë bota mirë!
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
留言