Praktikoni vetëdijen! Vetëdija është aspekti kryesor që na ndihmon të vozisim të sigurt dhe të mos p
- ndihmeperburra
- Oct 25, 2022
- 1 min read

Praktikoni vetëdijen
Vetëdija është aspekti kryesor që na ndihmon të vozisim të sigurt dhe të mos përplasemi me makinat që kalojnë pranë nesh. Kur drejtojmë makinën, jemi jashtëzakonisht të ndërgjegjshëm për çdo veprim. Dhe ashtu si në timon, vetëdija është diçka që mund të praktikohet gjatë gjithë ditës. Është si meditimi, veçse është konstant; do të thotë që e bën gjatë gjithë kohës.
Jo se duhet të heqësh dorë nga puna, të mbyllësh sytë e të këndosh me vete! Thjesht duhet të përpiqeni të jeni më të vëmendshëm ndaj vetes dhe asaj që po mendoni, bëni dhe ndjeni.
Përqendrohuni në atë që po bëni tani. Ndërsa lexoni këto rreshta, ngadalësoni dhe kushtojini vëmendje reagimeve emocionale dhe fizike që po ju ndodhin pikërisht tani.
Kjo praktikë do t'ju bëjë të vetëdijshëm për shpërqëndrimet e shumta të parëndësishme që mund të ndodhin gjatë ditës dhe sa lehtë i lejoni ato të ndikojnë në fokusin tuaj. Qartësia e mendimeve dhe emocioneve do t'ju bëjë më të pajisur për t'i kushtuar 100% të vëmendjes suaj për të qenë efikas dhe produktiv.
Si çdo aftësi, vetëdija kërkon praktikë. P.sh. kur të hani, përpiquni të identifikoni shijen e bimve ndërsa përtypni ushqimin. Vini re shijen dhe cilësinë.
Pas disa ditësh praktikë, do filloni të ndjeni më kontroll mbi mendjen tuaj. Vëmendja juaj do rritet dhe produktiviteti gjithashtu.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments