Prindërimi gjatë shpërthimit të koronavirusit: çfarë duhet të dini për fëmijët tuaj!
- ndihmeperburra

- Mar 15, 2020
- 2 min read
Updated: Apr 8, 2020
Kjo krizë shëndetësore mund të jetë e frikshme. Flisni thjesht për të, përshtatshëm për moshën dhe bazuar në fakte. Mos i thoni fëmijës tuaj se nuk do ta kapi COVID-19; ti nuk e di këtë. Tregojuni fëmijëve se nga ato që mjekët kanë parë deri më tani, shumica e fëmijëve nuk sëmuren. Në fakt, shumica e njerëzve që kanë marrë COVID-19 nuk janë sëmurë shumë. Vetëm një pakicë ka pasur probleme serioze.
Së pari, larja e duarve me sapun, ujë të ngrohtë dhe kohë të paktën 30 sekonda (këndoni një këngë me vete), sa herë hyni nga jashtë, para se të hani, pas kollitjes ose teshtitjes a shfryrjes së hundës dhe pas përdorimit të tualetit.
Ndalimi i kruarjes së hundës dhe syve dhe kollitja e teshtitja duke mbajtur brrylin para gojës, por dhe prerja e thonjve sepse bartin viruse.
Larja e xhupit, palltos, çantës së shpinës dhe çantave të pazarit, si dhe hiqni këpucët sapo futeni në shtëpi. Për pastrimin e shtëpisë, përdorni solucione me bazë klori ose alkooli mbi 70%.
Mos vizitoni gjyshërit, fqinjët, miqtë e shokët, por bëni biseda video dhe ashtu online provoni të ngjyrosni së bashku, të gatuani ose të lexoni me zë të lartë.
Ndër aplikacionet online, Common Sense Media është një burim i shkëlqyer e falas për rekomandime cilësore arsimore dhe rekreative, Duolingo për mësim gjuhë, Tynker për kodim dhe Khan Academy për lëndët akademike. Epic është një shërbim me libra dhe komike pafund për tablet, të kërkueshëm sipas moshës. Disa familje qëndrojnë të lidhur me një portal Zoom ose Google hangout që thjesht qëndron i hapur. Provoni të luani hapa dollapa duke mbartur një laptop apo tablet nëpër shtëpi! Përdorni videochat ose ClassDojo për të vazhduar mundësitë e mësimit: vegla muzikore, tutorim ose shkollë me mësuesin e fëmijës tuaj. Outschool ofron klasa direkte për fëmijë.
Ekzistojnë edhe mundësi fizike të ekranit. GoNoodle ofron video vallëzimi e lëvizje fizike por edhe video meditimi, dhe kjo është periudha të mësoni kërcim në TikTok.
Dalja jashtë në bahçe apo ballkon nuk është thjesht një ide e mirë, është super si për shëndetin fizik dhe mendor.
Së fundi, përpiquni t'u jepni fëmijëve më shumë përgjegjësi në shtëpi, përfshirë ndihmesën në gatimin e një vakti ose larjen e nderjen e rrobave. Dhe të fishijnë me fshesën e korrentit dhe të lajnë me leckë e të marrin pluhurat – se do të bëhet shumë pis a rrëmujë!




Comments