top of page

Prindërimi është ngulitur në biologjinë mashkullore shumë kohë më parë dhe ka vendosur bazat evoluc

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 29, 2021
  • 1 min read

Prindërimi është ngulitur në biologjinë mashkullore shumë kohë më parë dhe ka vendosur bazat evolucionare për rolet e tjera atërore.

Studimet tregojnë se baballarët e sotëm po kujdesen më shumë për fëmijët e familjen se sa baballarët e tyre.

Kërkimi i ri antropologjik tregon që atësia kujdesëse nuk është vetëm thelb i prindërimit të burrave, por ka ardhur e para në evolucionin njerëzor, para se baballarët të siguronin ushqim për pasardhësit e tyre. Pra "babai kujdesës" ka hedhur bazat evolucionare për "babain sigurues".

Njerëzit janë të vetmit primatë që ndajnë në mënyrë rutinë sasi të mëdha ushqimi me njëri-tjetrin. Format bazike të kujdesit nga meshkujt e rritur për foshnjat, apo duke ndihmuar nënat, çelën rrugën për një bashkëpunim më të madh, përfshirë sigurimin dhe ndarjen e ushqimit.

Sipas një studimi të fundit, meshkujt primatë tek kafshët ofrojnë kujdes, madje kujdesi nga mashkulli baba shfaqet edhe në situata jo monogame kur meshkujt nuk janë të qartë për atësinë, çka mendohej se ishte një pengesë e madhe evolucionare për prindërimin.

Një ekip studiuesish identifikoi një lidhje midis testosteronit më të ulët tek burrat dhe sasisë së kujdesit për fëmijët që ata ushtrojnë. Në një projekt të madh që gjurmonte burrat në të 20-at e tyre për pesë vjet, nivelet e testosteronit ranë ndjeshëm kur burrat u bënë baballarë.

Studiuesit analizuan nëse nivelet e testosteronit lidhen me rolet shoqërore të baballarëve jo vetëm në familje, por edhe në komunitet dhe u zbulua se burrat që konsideroheshin si veprimtarët më të mirë të komunitetit kishin testosteron më të ulët se shokët e tyre.

Si përfundim, burrat janë evoluar biologjikisht për të qënë kujdesës.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page