Pronësia po vdes.
- ndihmeperburra
- Nov 7, 2024
- 1 min read

Robt s’duan më të zotërojnë, por të marrin me qira ose të abonohen për mallrat dhe shërbimet që u duhen, shtëpi, zyrë, mjet transporti, veshje e argëtim
"ekonomia e qirasë", "ekonomia e ndarjes me të tjerë", apo “ekonomia e aksesit” po ofron nivel të ri lirie, fleksibiliteti dhe qëndrueshmërie
Si?
Teknologjia – kanë plas shërbimet dixhitale (Wolt, UB online, Amazon, Netflix, PS5, etj.)
Kufizimet financiare — pse me u zhyt në kredi për blerje të mëdha, kur qiraja ofron akses me çmim afatshkurtër më të përballueshëm dhe fleksibilitet për ulje/ngritje sipas mundësisë e nevojës
Zhvendosja e vlerave – po përqendrohemi më shumë te përvojat dhe kënaqësitë e çastit, ndaj e shohim pronësinë si barrë kur jeta është e paqëndrueshme
Qiraja, ndarja dhe abonimi kërkon të ardhura të përballueshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, më të kollajshme sesa blerjet e mëdha (prona, makina, etj), duke mundësuar më shumë shpenzime konsumatore ku luksi bëhet i arritshëm
Duan ta shijojnë në kulm, sot, tani
ความคิดเห็น