top of page

Pse adoleshentët refuzojnë zgjidhjet e prindërve për problemet e tyre

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 21, 2020
  • 1 min read

Updated: Apr 8, 2020




Zakonisht ndodh sepse ne nuk po u japim atyre atë që ata vërtet kërkojnë.

Prindërit e adoleshentëve shpesh ballafaqohen me disa probleme: Së pari, adoleshentët na sjellin problemet e tyre; së dyti, ne u ofrojmë me zell sugjerime dhe zgjidhje; dhe së treti, adoleshentët hedhin poshtë idetë tona si irrituese, të parëndësishme, të meta, etj.

Zakonisht kjo ndodh sepse ne nuk po u japim atyre atë që ata vërtet kërkojnë. Me vetëdije ose jo, ja çfarë dëshirojnë adoleshentët.

Ata kanë nevojë për dëgjues

Adoleshentët, ashtu si të rriturit, mund të gjejnë lehtësimin thjesht nga artikulimi i shqetësimeve të tyre. Shumica e problemeve ndjehen më mirë kur i nxjerr jashtë sesa i mban brenda.

Kur adoleshentët na sjellin probleme, është më mirë të filloni duke supozuar se ata nuk po kërkojnë sugjerime, ose zgjidhje. Pra, lerini thjesht ta “nxjerrin jashtë”.

Adoleshentët gjithashtu mund të nxjerrin ato që kanë në mendjen e tyre për ti hedhur në tryezë, ku ata mund t'i rregullojnë dhe ndoshta t'i organizojnë ato, sepse renditja dhe thënia me fjalë ndihmon shumë. Të rriturit mund të ndihmojnë në krijimin e hapësirës që adoleshentët ta bëjnë këtë, për sa kohë që ne do arrijmë ti dëgjojmë pa ndërprerë dhe të mos lejojmë shtimin e mendimeve tona në grumbullin e tyre.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page