Pse divorci është më i vështirë për burrat?
- ndihmeperburra
- Jun 6, 2019
- 2 min read
Pse d
ivorci është më i vështirë për burrat?
Studimet tregojnë se meshkujt marrin më shumë kohë për t'u rikuperuar nga divorci se sa gratë.
Stresi i ndarjes shkakton rritje serioze të rreziqeve afatgjata të shëndetit të burrave, si sëmundje kardiovaskulare, hipertension, kancer, depresion, droga, deri në vetëvrasje. Normat shoqërore i dekurajojnë burrat të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe mendor (mbaje si burrat). Kush kalon në divorc duhet të marrë vendime të mençura në lidhje me mirëqenien fizike dhe mendore, të hajë mirë, aktivitete fizike dhe të kërkojë ndihmën profesionale që nevojitet për të ndihmuar të mbajë shëndetin mendor.
Kur divorcohesh, është shumë e mundshme që nëna merr kujdestarinë e fëmijëve. Divorci ndryshon situatën e jetesës për të dy bashkëshortët, por baballarët humbin edhe qasjen ndaj fëmijëve të tyre. Kjo mund të shkaktojë një krizë të jashtëzakonshme të identitetit. Ata nuk janë më bashkëshorte dhe gjithashtu u thuhet se janë prind dytësor. Edhe më keq, ish-i shpesh përpiqet t'i kthejë fëmijët kundër tyre në një proces të njohur si tjetërsimi i prindërve. 80% të rasteve janë grate që iniciojnë divorcin. Burrat kanë shumë gjasa të kapen gafil nga ndarja dhe tronditja mund të ndihet sikur po goditen nga një cunami. Gruaja ka gjasa të ketë planifikuar çdo gjë dhe të ketë konsultuar jurist. Koha është thelbësore kur bëhet fjalë për divorc dhe nëse nuk vepron shpejt mund të humbësh lehtë në zgjidhjen përfundimtare. Burrat urdhërohen më së shumti të paguajnë detyrimin ushqimor të fëmijëve dhe/ose ish-it, që mund të jetë një barrë e madhe financiare, si edhe mund të kenë humbur edhe gjysmën e pasurive. Do të dish më shumë si mbrohen të drejtat tuaja dhe të fëmijëve tuaj? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments