Pse duket sikur askush s’dëshiron të punojë ditët e sotme?
- ndihmeperburra
- Nov 9, 2024
- 1 min read

John Adams pat thenë: Unë duhet të mësoj politikën dhe luftën, që fëmijët e mi të kenë mundësinë për të mësuar matematikë e filozofi, gjeografi e histori, arkitekturë e lundrim, tregti e bujqësi, në mënyrë që fëmijët e tyre të mund të studiojnë pikturë, poezi, muzikë, skulpturë, poçeri...
Vini re ndryshimin nga brezi i parë "duhet" në brezin e dytë "mund të kenë" te brezi i tretë "munden"
Për brezin e parë, puna është nevojë, nuk kanë luksin të zgjedhin, duan apo s’duan, deri në skllavërim
Brezi i dytë e ka punën nevojë, ama ka luksin e kufizuar të zgjedhë ku e çfarë e sa të punojë, të bëjë pushime e të festojë, mandje dhe të kursejë e investojë, si rrogtarë të mirëpaguar
Brezi i tretë e ka punën pasion dhe dëshirë. Ata janë elita, kanë gjithë lirinë të zgjedhin ç’u pëlqen dhe të ndryshojnë pasion e profesion. Ata kanë burimet për të bërë gjithçka dhe privilegjin të përdorin mendjen më shumë sesa muskujt. Ata janë pronarë, biznesmenë e investitorë
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments