top of page

Pse femrat e ndjejnë më shumë të ftohtin? Burra mbani distancë – sipas evolucionit

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 17, 2021
  • 1 min read


ree

Pse femrat e ndjejnë më shumë të ftohtin? Burra mbani distancë – sipas evolucionit

Studimi izraelit i Universitetit të Tel Avivit vëren se meshkujt dhe femrat janë të programuar të preferojnë temperatura të ndryshme; pasi mbajtja e gjinive larg njëri=tjetrit frenon agresionin dhe përmirëson shanset evolucionare

Jo vetëm gratë priren të ndiejnë më shumë të ftohtin se meshkujt, por edhe speciet e tjera ndahen te temperatura. Speciet kanë më shumë shanse për të mbijetuar kur meshkujt dhe femrat mbajnë distancë nga njëri-tjetri.

Preferencat e ndryshme të temperaturës pasqyrojnë ndryshimet në sistemin nervor; meshkujt dhe femrat ndjejnë dhimbje ndryshe, ata përjetojnë nxehtësinë dhe të ftohtin ndryshe.

Teoria e studimit thotë që speciet e perceptojnë temperaturën ndryshe të udhëhequr nga seleksionimi natyror. Gjinitë ndahen jashtë sezonit të mbarështimit, çka zvogëlon konkurrencën midis meshkujve ndaj femrave, zvogëlon agresionin e shkaktuar nga konkurrenca për femrat midis meshkujve dhe ndaj femrave dhe fëmijëve të tyre.

Femrat priren të kujdesen për fëmijët, të cilët kanë nevojë për ngrohtësi. Përderisa femrat janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit, ato nxiten më shumë për të ngrohur fëmijët.

Në mjedis të përzier femra meshkuj, femrat kanë tendencë të kenë më tepër kontakte fizike mes tyre, ndërsa meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe tremben nga kontakti mes tyre.

Prandaj mos debatoni burrë-grua për ajrin e kondicionuar, por mbani distancë që secili të gëzojë paqe dhe qetësi.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page