top of page

Pse femrat lënë meshkujt edhe pse i dashurojnë ata

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 13, 2019
  • 2 min read

Pse femrat lënë meshkujt edhe pse i dashurojnë ata

Ekziston një e vërtetë e thjeshtë që burrat duhet ta dine: Gratë lënë burrat që duan, edhe pse ndihen shumë keq dhe u copëtohet zemra. Ato mbledhin guximin dhe lënë burrat me të cilët kanë familje, fëmijë, shtëpi dhe jetë.

Gratë largohen për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse burri i tyre nuk është i pranishëm ose nuk i kupton. Burri është duke punuar, duke luajtur sport, duke parë televizor, me shokët ... lista është e gjatë.

Burrat nuk janë njerëz të këqij. Ata janë partnerë të mire, baballarë të dashur, punëtorë, simpatikë, të pëlqyeshëm. Por nuk janë të pranishëm. Gruaja nuk duhet të merret e mirëqënë. Ajo duhet fituar nga dita në ditë, së pari dhe më kryesorja me praninë tuaj. Ajo duhet ta ndjejë praninë. Ajo dëshiron të flasë me ty për atë që ka rëndësi për të dhe për të ndjerë që ti po e dëgjon. Jo duke bërë sikur, apo duke u shtirur me edukatë. Ajo dëshiron që ta prekësh atë, ta ndjesh atë, do të ndjejë pasionin tënd. Jo vetëm pasionin për seks; pasionin për të qenë gjallë. A e ke këtë? Është gjëja më tërheqëse që ke. Nëse e ke humbur, pse? Ku ka shkuar? Gjeje. Nëse nuk e ke zbuluar, mos humb kohë por gjeje. Si? Je i zënë, apo nuk ke kohë ? Për pesë minuta çdo ditë? Nuk bëhet fjalë për darkë ekstravagante apo netë jashtë (edhe pse ato janë shumë të mira), por pesë minuta çdo ditë për të qenë plotësisht i pranishëm te gruaja me të cilën e ndan jetën. Të jesh tërësisht i hapur – sy e veshë. Sapo ta provosh, do kesh një shije që nuk do të dëshirosh të ndalesh - Justice Schanfarber

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page