Pse gratë e suksesshme në karrierë s’para kanë sukses si nëna
- ndihmeperburra

- Oct 23
- 1 min read

Një grua e suksesshme zhvillon strategji mbijetese të zhveshur nga emocionet, por fëmijët kanë nevojë për të kundërtën, butësi. Pas një dite pune, truri i saj nuk fiket nga modaliteti i luftës dhe fëmija ndjen tension e shtëpia bëhet vazhdim i zyrës
Gratë në karrierë s’mund të ndryshojnë menjëherë rolet. Suksesi ndërtohet duke mbajtur larg emocionet dhe s’ka orar që rregullon konfliktin. Mund të planifikosh ditën tënde, por jo praninë tënde
Studimet tregojnë se truri nuk dallon "çuni po qan" nga "të erdhi email", të dyja shkaktojnë kortizol. Kjo krijon ankth kronik, emocione të shurdhuar dhe kthen dashurinë në detyrë për tu bërë. Edhe kur është në shtëpi, gruaja nuk është e pranishme
Shumë gra janë të lodhura dhe thonë se jetojnë sipas raporteve dhe masin dashurinë sipas rezultateve. Fëmija nuk merr ngrohtësi, veç nxitim. E sa më shumë gruaja përpiqet të bëjë gjithçka, aq më i thellë bëhet hendeku mes tyre
Ironia është se gratë ndjekin suksesin për familjet e tyre, por humbasin lidhjen me familjarët. Trupi i gruas sjell dhurata në shtëpi, por shpirti i saj qëndron në zyrë. Dhe mijëra fëmijë rriten në shtëpi ku arritjet zëvendësojnë dashurinë dhe oraret zëvendësojnë afërsinë
Dhe ka fëmijë që u artikulojnë nënave se po i korruptojnë me lodra për mungesën e pranisë
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!



Comments