top of page

Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore, rekord në Europë!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 10, 2022
  • 1 min read

Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore, rekord në Europë

69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, përqindje kjo më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Sondazhi realizohet një herë në pesë vjet përmes anketimeve me 70,000 punëtorë në 36 vende ku përfshihen shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, që gjithsesi kanë diferencë të lartë me Shqipërinë, ku pason Kosova me 57%, ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Tradicionalisht, në vendet nordike është shumë e ulët përqindja e njerëzve që e kanë të vështirë të përballojnë jetesën, ndërsa e kundërta ndodh në Europën Lindore.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page