Pse meshkujt zemërohen me femrat për "asgjë" Zemërimi është problem për shumë meshkuj dhe kur grate
- ndihmeperburra
- May 2, 2022
- 1 min read

Pse meshkujt zemërohen me femrat për "asgjë"
Zemërimi është problem për shumë meshkuj dhe kur grate guxojnë ua vënë në dukje, zakonisht kalojnë në mbrojtje dhe insistojnë me zë të lartë që nuk janë të nxehur…
Brenda ndjehen konfuzë, të hutuar, jashtë kontrollit etj. Në mendje u rrotullohet ideja: Epo, kush nuk do zemërohej, kur dikush po të sulmon?
Po t’i pyesësh gratë, atyre nuk u duket hiç si një sulm dhe nuk shohin lidhje me atë që ato thonë që shkakton zemërim mbrojtës te mashkulli.
Është e qartë se zemërimi i mashkullit nuk është për "asgjë".
Ndërkohë gratë kanë frikë nga burri. Edhe pse nuk i godet. Sipas shumë grave, “Kur zemërohet, edhe kur përpiqet ta mbajë, ai merr atë vështrimin dhe pamjen e shfytyruar që më fut të dridhurat”.
Shkrimtarja Margaret Atwood, ofron një kuptim të thellë të dinamikës mashkull/femër: “Burrat kanë frikë se gratë do qeshin me ta. Gratë kanë frikë se burrat do t'i shqyejnë." Atwood sugjeron se frika nga vdekja dhe frika nga të qeshurit janë të krahasueshme.
Është më e lehtë të kuptosh frikën e grave për t'u vrarë nga një burrë, sesa frikën e burrave për t'u qeshur nga një grua. Meshkujt janë më të mëdhenj, më të fortë dhe më agresivë. Në lajme shohim shembuj të dhunës nga meshkujt.
Për të kuptuar pse burrat kanë frikë të qeshen nga gratë, duhet të shtjellojmë botën e burrave dhe të përpiqemi t'i shohim gjërat me sytë e tyre.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comentarios