Pse mosha 2 deri 7 vjeç ka shumë rëndësi për zhvillimin e trurit. Nxisni dashurinë për të mësuarit
- ndihmeperburra
- Aug 13, 2021
- 1 min read

Pse mosha 2 deri 7 vjeç ka shumë rëndësi për zhvillimin e trurit
Nxisni dashurinë për të mësuarit
Fëmijët e vegjël duhet të shijojnë procesin e të mësuarit, pa u fokusuar drejt performancës. Edukatorët dhe prindërit mund të theksojnë gëzimin e të provuarit të aktiviteteve të reja dhe të të mësuarit të diçkaje të re. Ne duhet t'i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se gabimet janë një pjesë e mirëpritur, normale e të mësuarit.
Fëmijëria e hershme është koha për të krijuar një mentalitet rritjeje - besimi se talentet dhe aftësitë zhvillohen përmes përpjekjeve. Prindërit dhe edukatoret duhet të shmangin etiketimin e fëmijëve apo thëniet për aftësinë e tyre. Edhe komplimentet si: "sa i zgjuar je" janë kundërproduktive.
Në vend të kësaj, përqëndrohuni te këmbëngulja dhe krijoni hapësira të sigurta për të mësuar. Fëmijët do mësojnë të duan të mësuarit nëse tregojmë entuziazëm mbi procesin në vend që të fiksohemi tek rezultatet.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments