top of page

Pse përpëlitja është thelbësore për trurin - dhe jetën tonë. Si prindër bëjmë gjithçka mundemi që fë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 30, 2022
  • 1 min read

Pse përpëlitja është thelbësore për trurin - dhe jetën tonë

Si prindër, bëjmë gjithçka mundemi që fëmijët tanë të mos përpëliten. Çka është gabim i madh.

Studimet tregojnë se përpëlitja është kritike për zotërimin dhe se njerëzit me arritjet më të larta në botë janë ata që janë përpëlitur më shumë.

Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se gabimet janë të dobishme për rritjen dhe lidhjen e trurit dhe nëse nuk jemi duke u përpëlitur, nuk po mësojmë.

Mësuesit në Japoni i vendosin nxënësit e tyre në pozicion përpëlitje 44% të kohës. Kurse ne as 1%, përkundrazi, u tregojmë rrugën drejt shpëtimit nga përpëlitja. Ne jemi të “trajnuar” kulturalisht të ndihemi keq dhe të nxitojmë ti ndihmojmë, kur kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjmë.

Përpëlitja rezulton se ndihmon edhe të rriturit në të gjitha llojet e punëve. Shumë që ecin me frikë se do të zbulohen se nuk dinë diçka, pasi mësojnë rëndësinë e të mos diturit dhe të përpëlitjes, thonë "Nuk e di, por do ta zbuloj". Ata shfaqin një mentalitet zbulimi dhe kurioziteti që ndihmon jetën e tyre në shumë mënyra.

Dija është më pak e rëndësishme se një mendësi zbulimi dhe kurioziteti. Kur adoptojmë një perspektivë të pakufishme, duke iu qasur punëve dhe bisedave të ndryshme me gatishmëri për të mësuar nga të tjerët dhe me qasje fleksibël ndaj problemeve, rezultatet përmirësohen - në të mësuar dhe në jetë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page