Pse shumica e njerëzve nuk janë asnjeherë të përgatitur për keq?
- ndihmeperburra
- Mar 31, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 8, 2020
Babai im më pat thënë të largohem nga festa kur je duke kaluar shumë mirë. Nuk e harroj kurrë këtë këshillë.
Kur gjërat po shkojnë mirë në ekonomi dhe në jetën tonë, gjëja e fundit që duam të bëjmë është të largohemi (ose të përgatitemi të largohemi).
Shumica e njerëzve nuk përgatiten kurrë për këto arsye:
Ata nuk i dëgjojnë njerëzit më në moshë dhe nuk mësojnë nga gabimet e tyre apo nga eksperienca jetësore e të tjerëve. Njerëzit bëjnë të njëjtat gabime që kanë bërë gjeneratat e mëparshme. Mania është gjithmonë e njëjtë.
Njerëzit mendojnë se nuk do tu ndodhë atyre. Se me ta do jetë ndryshe këtë herë. Se ata nuk janë budallenj si të tjerët.
Ata nuk duan të jenë ndryshe. Ata i ze rehati. Ata duan të jenë si të gjithë pemët e tjera me gjelbërim të përhershëm dhe jo si pema me gjethe të rëna. Fqinjët tanë kanë dy vetura, kështu që duhet të kemi edhe ne dy.
Përgatitja për më keq është e vështirë. Duhet kohë, përqëndrim, zell. Duhet të jesh ndryshe dhe jo si të gjithë pemët e tjera.
Comments