Pse shumë çifte ditët e sotme duan vetëm të shijojnë jetën së bashku, por nuk duan fëmijë në jetë
- ndihmeperburra
- Dec 2, 2022
- 1 min read

Pse shumë çifte ditët e sotme duan vetëm të shijojnë jetën së bashku por nuk duan fëmijë në jetën e tyre
Të rrisësh fëmijë është e vështirë. Ne kemi evoluar për të qenë në tribu ku fëmijët kujdeseshin nga i gjithë fisi. Qytetet moderne na shkëputën plotësisht nga mënyra se si kemi evoluar, përveçse na prishën dietën, shëndetin dhe qëndrimin ndaj rritjes së fëmijëve.
Ditët e sotme duhen më tepër se 2 prindër për të rritur fëmijët dhe shumë familje në qytete nuk kanë mbështetje. Do duhet të ristrukturohen sistemet sociale për mbështetje dhe kjo nuk po ndodh fare.
Ekziston edhe një krizë e madhe infertiliteti; shumë çifte të reja nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë edhe nëse dëshirojnë fëmijë. E kjo krizë veçse po thellohet.
Edhe më keq, gjeneratat e sotme i përkasin "kënaqësisë së menjëhershme" ku një postim i shpejtë i shkurtër në mediat sociale është më i këndshëm se një libër. Të mendosh që rritja e fëmijëve është projekti më i gjatë që mund të mendohet.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments