top of page

Pse të gjithë janë në depresion?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 25, 2020
  • 1 min read


Sepse mënyra jonë e të jetuarit është e paekuilibruar.

Ne thithim ajër të ndotur, hamë ushqim industrial, jemi të rrethuar nga toksinat, nuk vlerësohemi në punë (shyqyr që kemi punë thuaj!), etj. etj.

Mediat sociale na lënë të kuptojmë se nëse nuk dukemi e vishemi në një mënyrë të caktuar, nuk jemi mjaftueshëm të mirë, se nëse nuk kemi një kamion me rroba e sende, nuk jemi të suksesshëm.

Ne detyrojmë fëmijët tanë të bëjnë kurse e teste që nukdo të thonë asgjë.

Ngacmimi dhe bullizmi është i përhapur gjithandej.

Ne kemi humbur lidhjet me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Lidhjet që ne kemi shpesh janë online dhe disa madje toksike dhe na bëjnë të ndihemi keq nëse nuk matemi me të tjerët.

Liderët tanë marrin vendime që ne ndjehemi të pafuqishëm për t’i ndikuar.

Ndryshimi i klimës… pabarazia…. diskriminimi… abuzimet…

Çudi që ndjehemi në depresion me gjithë këto?

Madje një nga efektet anësore të anti-depresantëve është depresioni ……

Lajmi i mirë është që e gjitha ka zgjidhje. Duke kundërshtuar gjithë këtë negativitet dhe çekuilibër. Sepse nuk ka rëndësi ajo që na ndodh, por ajo se si ne e perceptojmë. Mund ta mposhtim depresionin. – Maria Gaian Mac

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page