Pse është e vështirë të jesh mashkull tradicional kur je në spektër (autik).
- ndihmeperburra
- Jul 4, 2019
- 2 min read
Pse
është e vështirë të jesh mashkull tradicional kur je në spektër (autik).
Është fundjavë, koha për të dalë me miqtë dhe të bëni "gjëra djemsh". Por, si i bëhet nëse jeni në spektër dhe mezi keni bërë ca miq që mezi po i mbani? Ndihesh sikur askujt nuk i bie ndërmend për ty e askush nuk kujdeset për ty.
Jo se unë nuk kam miq, por disa që kam, nuk janë lloji që rri dhe bashkohet me mua, sepse ata kanë jetë, familje dhe preokupime të tjera ku unë nuk bëj pjesë. Ky është realiteti. Kështu që unë me shokët e mi mblidhemi së bashku të premten në darkë dhe lozim lojra, një grup i vogël me pesë meshkuj dhe tre femra.
Ata prej nesh në spektër shpesh kanë vështirësi të komunikojnë me njerëzit dhe madje edhe mendimi për të folur me të tjerët shpesh mund të na frikësojë në mënyra që s’mund të imagjinoni. Duke folur me dikë, duke i parë ato në sy mund të jetë një ngjarje paralizuese. Shkurtimisht, kjo mund të të bëjë të ndihesh më pak se burrë dhe në disa raste, aspak burrë. Si mund ta kapërcejmë këtë frikë dhe ndjenjën dërrmuese të papërshtatshmërisë? Disa thonë se ne thjesht duhet ta "gëlltisim", por nuk është kjo përgjigja. Nuk mund ta fikësh autizmin dhe as t'i fikësh këto ndjenja, megjithëse dëshiron shumë. Të jesh një mashkull në spektër është e vështirë, sepse gjithçka që shoqëria na tregon është për një njeri që është i zoti dhe se ne duhet të jemi në gjendje të përballojmë situatat. Sinqerisht, dëngla. Unë e di se kam fqinj të cilët kanë bërë komente përçmuese në lidhje me burrërinë time, sepse kaloj shumë kohë vetëm në shtëpi dhe larg të tjerëve. Ka raste kur deshironi të takoni njerëz dhe të bëni miq, por thjesht nuk mund ta bëni. Kur kjo dëshirë për miqësi ndodh së bashku me panikun e bërjes së miqve dhe duke u lutur që të mos thoni diçka të trashë, mund t'ju bëjë të ndiheni më pak se burrë. Të jesh një burrë në spektër është e vështirë. Kjo nuk u heq asgjë "normalëve" sepse e di që edhe për burrat në përgjithësi, mund të jetë gjithashtu e vështirë. Vetëm se kjo ndjenjë e mashkullorizmit autik mund të jetë mbytëse dhe për mua kjo do të thotë të mbyllem në vetvete dhe të largohem. Si mund të jem një mashkull stereotipik, kur shpesh herë ndihem sikur jam më pak se mashkull? Madje a duhet të duam të jemi mashkull stereotipik? - J.R. Reed
Comments