top of page

Pse është kaq e rëndësishme ta bësh atë bisedë të vështirë dhe të përballesh me ndjenjat që preferon t'i fshehësh poshtë dyshekut dhe të pretendosh se nuk janë aty?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 22
  • 1 min read



Ja pse:

Kur fshehim ndjenjat tona të vërteta në mënyrë që të mos plasë konflikti, dëmi prapseprapë është duke na u bërë

Edhe nëse i themi vetes "bëhu i kuptueshëm", pakënaqësia na krijohet në trup, e ndjekur nga faji për ndjenjën e pakënaqësisë. Me kalimin e kohës, ky emocion i pashprehur na krijon një trazirë të heshtur brenda, madje duke na sabotuar lidhjet autentike me të tjerët. Duke mos iu drejtuar ndjenjave tona të vërteta, shkëmbejmë paqen momentale me shqetësimin e vazhdueshëm

Është jetike të gjejmë mënyra konstruktive për të ndarë atë që ndiejmë

Nëse jo me personin drejtpërdrejt, atëherë me një këshilltar a mentor

Ama duhet arritur tek emocionet rrënjësore për të parandaluar që pakënaqësia të përhapet

Me këshilla të mençura dhe qasje të bazuar në vlera, ndershmëria e shoqëruar me ndjeshmëri dhe takt çon në mirëkuptim më të thellë dhe marrëdhënie më të fortë

Lidhja e vërtetë ndërtohet nga negocimi i mosmarrëveshjes, duke e shndërruar atë në mirëkuptim dhe marrëveshje të ndërsjellë. Lidhja e vërtetë nuk mund të ndërtohet nga shmangia e mosmarrëveshjes;

Nuk ia vlen çmimi: inati

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page